Eksperti i sigurisë komenton deklaratën e zv. Kancelarit gjerman, liston ngjashmëritë mes Listës Serbe dhe AfD, mbështet vendimin për moscertifikim të Listës Serbe

Prishtinë | 23 Gus 2025 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

“Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë” tha sot Zëvendëskancelari i Gjermanisë Lars Klingbeil, duke kërkuar rishikimin e mundësisë së ndalimit të AfD-së, një partie të ekstremit të djathtë të klasifikuar tashmë si organizatë ekstremiste nga agjencite gjermane te inteligjences.

Nëse Gjermania mendon ta ndalojë AfD-në, Kosova ka arsye shumë më të forta të shqyrtojë Listën Serbe si kërcënim serioz për RKS.

Pra, Gjermania e cila është një nga demokracitë më të konsoliduara në botë e sheh AfD-në si kërcënim serioz ndaj rendit kushtetues, për shkak të narrativave të saj nacionaliste dhe afërsisë me Kremlinin.
Ndersa, Kosova një shtet ende në proces të konsolidimit ka brenda vetes një subjekt shumë të ngjashëm me AfD, Listën Serbe, e cila funksionon si instrument i Beogradit për të cenuar dhe penguar në cdo forme  shtetësinë e Kosovës.

Ku eshte logjika? Nje parti qe vepron brenda institucioneve të Kosovës e që punon hapur për shkatërrimin e tyre?!

Sa për rikujtim, institucionet tona të sigurisë na kanë bë me dije qe njeriu i cili ende ka ndikim te fortë në Listes Serbe, terroristi Millan Radoiçiq, është përgjegjës për sulmin agresor terrorist në Banjskë si dhe për sulmet ndaj NATO-s (KFOR), Policisë, qytetarëve në veri pa dallim, gazetarëve, përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dyshimet për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, dhe shumë sulme tjera në veri.

Refuzimi i KQZ-së për ta certifikuar Listën Serbe në zgjedhjet e ardhshme lokale është një hap i domosdoshëm dhe vetëm sinjal se ky paradoks politik duhet trajtuar seriozisht. Organet tona të drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht, të hetojnë dhe të marrin masa konkrete kundër një subjekti që vepron brenda institucioneve të Kosovës duke punuar haptaz për t’i shkatërruar ato.

Lista Serbe nuk e ka fshehur asnjëhere qasjen sabotuese ndaj Kosovës, fakte dhe dëshmi të shumta gjinden gjithandej që nga komunikatat e tyre publike e deri te veprimet terroriste, sabotuese e sistematike, qe provokuan esklaimin e situates në Kosovë dhe me gjere.

Kosova duhet të marrë shembull Gjermanine, ku shteti nuk ngurron të shqyrtojë ndalimin e forcave që bllokojne demokracinë dhe rendin kushtetues të shtetit të tyre.

Instituti “Octopus”, në maj të këtij viti ka publikuar një analizë me temën “Lista Serbe dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD): Ngjashmëritë dhe Dallimet”, ku në detaje i kemi trajtuar paralelet mes Listes Serbe dhe AfD dhe rreziqet nga ta.

Ftoj të gjithë lexuesit ta shikojnë prap këtë analizë, për të kuptuar më mirë dimensionin e kërcënimit që paraqet Lista Serbe për rendin demokratik në Kosovë.

Të ngjashme