El Haddadi ‘shpërblehet’ nga Barcelona

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 12:19 | Nga
Munir El Haddadi me kontratë të re nga Barcelona.
Barcelona vendosi që Munir El Haddadi të qëndrojë në skuadër këtë sezon dhe pritet të ketë hapësira të mjaftueshme për të shprehur talentin.

Ernesto Valverde e ka në konsideratë sulmuesin 22-vjeçar por tashmë atij i mbeten vetëm disa muaj kontratë me katalanasit ndaj dhe drejtuesit janë vënë në lëvizje për të rinovuar me të.

Palët nuk pritet të kenë probleme dhe pengesa në arritjen e akordit pasi vetë El Haddadi dëshiron të qëndrojë te Barcelona ku ka kaluar të gjitha nivelet e La Masias dhe të firmosë deri në vitin 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme