Elezaj zotohet për transparencë e llogaridhënie ndaj qytetarëve

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 10:41 | Nga

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është zotuar se Komuna e Klinës, do të jetë e hapur për bashkëpunim, llogaridhënie dhe transparencë, ndërmjet qytetarit dhe bartësve të organeve komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë zotim ai e ka bërë me nënshkrimin e një memorandumi me organizatën joqeveritare nga Klina “KOHA”,

Memorandumi i mirëkuptimit, siç ka njoftuar kjo organizatë, është nënshkruar të premten nga drejtori i OJQ “KOHA”, Labinot Krasniqi dhe bartësit e dy organeve komunale, kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fadil Gashi.

Memorandumi është një dokument zotim i të dyja palëve për të bashkëpunuar me qëllim të rritjes së përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies të organeve komunale, si edhe informimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.

Drejtori i OJQ “KOHA”, Labinot Krasniqi, ka sqaruar për aktivitetet dhe kontributin që do të japë kjo organizatë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar dhe publikut të gjerë, duke organizuar edhe dhjetëra takime e mundësi diskutimi ndërmjet zyrtarëve komunalë dhe qytetarëve, për të kontribuar për një buxhetim me pjesëmarrje përmes organizimit të takimeve në fshatra dhe në zona urbane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme