Elijona pas ndarjes nga Klodi: Një epokë e re, po ndërtoj një version më të mirë të vetes

Prishtinë | 30 Sht 2026 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Pas konfirmimit të ndarjes nga Klodi, Elijona duket se po fokusohet te vetja dhe një kapitull i ri në jetën e saj.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga palestra, ku shfaqet duke ushtruar, ndërsa krahas saj ka shkruar: “new era, building a better me”, “një epokë e re, duke ndërtuar një version më të mirë të vetes”, shkruan Indeksonline.

Postimi vjen vetëm pak ditë pasi Elijona konfirmoi publikisht se lidhja e saj me Klodin ka përfunduar. Ajo kishte kërkuar respekt për privatësinë e të dyve, duke thënë se e respekton atë që kanë përjetuar së bashku.

Edhe Klodi ka reaguar pas ndarjes, duke mohuar publikisht pretendimet për tradhti apo keqtrajtim dhe duke thënë se respekti nga ana e tij për Elijonën mbetet.

Me mesazhin e fundit, Elijona duket se po përcjell një tjetër fokus: vetja, rutina dhe një fillim i ri.

Të ngjashme