Elita Rudi dhe Gjiko po kalojnë pushimet në Turqi.
Elita Rudi dhe Gjiko janë duke shfrytëzuar ditët e fundit të verës bashkë me birin e tyre në bregdetin turk, shkruan lajmi.net.
Moderatorja orë më parë kishte ndarë disa imazhe shumë të ‘ëmbla’ nga pishina ku duken të ‘zhytur’ në lumturi bashkë me reperin dhe djalin e tyre Zërin.
Kujtojmë se Gjiko pak më parë paralajmëroi se është duke punuar në tre projekte të cilat besohet se shumë shpejt do publikohen.