Eliza Hoxha shijon shëtitjet në Venedikun e përmbytur

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Qyteti i Venedikut është përmbytur sërish nga reshjet e fundit të shiut.

Qytetarë të shumtë, të cilët tashmë janë mësuar me këtë gjë, kanë dalë jashtë për të shëtitur, ndonëse trotuaret ishin të mbushura me ujë.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku ka treguar se ka shijuar shëtitjet në Venedikun e përmbytur.

Si një arkitekte me profesion, Eliza duket të jetë tërhequr shumë edhe nga arkitektura e këtij vendi, për ta vizituar.

Eliza ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, megjithatë ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë diçka të re nga ajo.

Këngëtarja këtë vit do të provojë fatin në Festivalin e Këngës në RTSh, me shpresën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme