Elizabeth II feston 92-vjetorin e lindjes

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 14:56 | Nga

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, feston këtë të shtunë 92-vjetorin e lindjes.

Për të shënuar këtë ditë të veçantë, llogaria e Familjes Mbretërore publikoi foto nga arkiva të Mbretëreshës Elizabeth kur ka qenë tepër e re, e sigurisht i bëri homazh dedikimit jetëgjatë të saj në shërbesat publike.

Mbretëresha dhe pjesëtarë të tjerë të familjes do të marrin pjesë në një koncert yjesh në “Albert Hall” të Londrës, mbrëmjen e kësaj të shtune, sipas njoftimit zyrtar në “Twitter”.

 

Të ngjashme