Elshani: Po bastisim komunën paralele për Skenderaj, sipas gjasave ajo mbyllet

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit janë aktualisht duke bastisur dhe duke e mbyllur komunën paralele serbe për komunën e Skenderajt që gjendet në veri të Mitrovicës.

Për Ekonomia Online e ka bërë të ditur, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili theksoi se aktualisht janë duke e bastisur këtë objekt.

“Është në veri një komunë paralele për pikën e Skenderajt, kemi hyrë brenda dhe jemi duke kontrolluar dhe sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet”, tha Elshani.

Të ngjashme