Elvana Gjata me album të ri

Prishtinë | 17 Qer 2025 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Elvana Gjata ka hapur një kapitull të ri, në kuptimin e parë të fjalës. “Trilogjia”, albumi i ri i këngëtares nis me 11 këngë, të quajtura Kapitulli 1 – “Grada”, dhe nëse po ndiheshe gati për një album vere klasik, më mirë harroje.

Po, ka këngë që të ngrejnë nga karrigia, por janë të njëjtat që të bëjnë të ulesh e t’i mendosh mirë zgjedhjet jetësore. Dëgjon një beat, mendon se po vjen një hit klubi – dhe pastaj boom, vjen teksti që s’të lë rehat. Elvana po e përdor verën për të tundur jo thjesht skenën, por edhe emocionet e tua më të thella.

Kjo është vetëm pjesa e parë. Mbeten edhe 22 këngë të tjera për të na çuar drejt një fundi që askush s’e di ende. Por një gjë është e qartë: ky s’do jetë albumi që e dëgjon një herë rastësisht në sfond, e s’kujtohesh t’i rikthehesh dhe mijëra hera të tjera.

Të ngjashme