Elvis Hoxha: Lajçak është përfaqësues i Serbisë në dialog

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online


Filozofi i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, e ka quajtur përfaqësues të Serbisë, përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Vizitën e Lajçakut në Beograd, Hoxhaj e interpretoi si “lutje” ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë, pjesëmarrje këtë të cilën Vuçiç e vuri në pikëpyetje.

Hoxha ka shkuar edhe më tutje, duke e cilësuar Lajçakun se “është gjithnjë përfaqësues i Serbisë e jo BE-së”. Andaj, sipas tij, BE-ja duhet të gjejë përfaqësuesit e vet të denjë në dialogun Kosovë-Serbi.

Shkrimi i plotë i Elvis Hoxhës:

Shkon Lajçaku të bindë Vuçiçin të vijë në Tiranë për Samitin. Vuçiçit i duhet ta lusin. Dhe Lajçaku e luan mirë lojën. Shkon e lut dhe i premton se është gjithnjë përfaqësues i Serbisë dhe jo i BE-së.

Do të duhet që BE-ja të gjejë përfaqësuesit e vet të denjë në dialogun Kosovë-Serbi.

Të ngjashme