Në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, Autoriteti
Emërues, Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi
nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të
Specializuara.
Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së
Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm
në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave
që diktojnë praninë e tyre.
Me këtë rast, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, dr. Ekaterina Trendafilova, deklaroi:
“Përshëndes emërimin e juristëve me kualifikime të tilla të larta. Secili prej tyre padyshim që
do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit tonë të administrimit të drejtësisë
në mënyrë të drejtë dhe efikase. Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare të cilën unë do
ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorja e Procedurës dhe e Provave
e Dhomave të Specializuara që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të
Specializuara.”
Në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë u emëruan këta gjykatës:
1. Keith Raynor (nënkryetar), Britani e Madhe
2. Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë
3. Anne Power-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë
4. Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji
5. Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës
zëvendësues), Itali
6. Kai Ambos, Gjermani
7. Christoph Barthe, Gjermani
8. Michael Bohlander, Gjermani
9. Emilio Gatti, Itali
10. Nicolas Guillou, Francë
11. Thomas Laker, Gjermani
12. Guénaël Mettraux, Zvicër
13. Vladimir Mikula, Republika Çeke
14. Andres Parmas, Estoni
15. Michèle Picard, Francë
16. Kenneth Roberts, Kanada
17. Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
18. Mappie Veldt-Foglia, Holandë
19. Christine van der Wyngaert, Belgjikë