Neymar u raportua se po kërkon shkarkimin e trajnerit spanjoll, Unai Emeryt.
E gjithë kjo pas tensioneve në klubin e Paris Saint-Germain mes trajnerit dhe futbollistit brazilian.
Kësaj i ka ndihmuar edhe përplasja edhe me sulmuesin Edinson Cavanit, ku këtij të fundit i mbajti anën edhe trajneri Emery.
Gjithashtu 25-vjeçari është lidhur edhe me një kalim te Real Madridi, por kjo është mohuar nga Emery.
“Klubi dhe presidenti e donin Neymarin kur e transferuan prej Barcelonës dhe ai do të qëndrojë. Ai nuk po mundet aktualisht të përshtatet. Po bëjmë çmos t’i ndihmojmë, por më e rëndësishmja është fusha dhe performancat e tij”, ka thënë Emery.
Theksojmë se reprezentuesi brazilian u transferua gjatë verës për shumën prej 222 milionë euro.
Ndryshe, Neymar deri më tani ka shënuar 18 gola në 12 paraqitje për PSG-në.