Emiratet e Bashkuara Arabe zotohen ta ndihmojnë Kosovën për menaxhimin e pandemisë

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Emiratet e Bashkuara Arabe pas takimit me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga, u zotuan se do ta ndihmojnë Kosovën për menaxhimin e pandemisë.

Në njoftimin Ministris♪7 së Shëndetësisë thuhet mbështetja e Emirateve të Bashkuara Arabe në luftimin e pandemisë, është e rëndësishme për Kosovën.

Postimi i plotë:

Të nderuar të presim në Ministrinë e Shëndetësisë shkelqësinë e saj, Ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe, znj. Nabila Alshamsi dhe Presidenten znj. Afitete Jahjaga.
Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z. Naim Bardiqi shprehen mirënjohjet e tyre në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e Emirateve të Bashkuara Arabe duke e cilësuar si vepër fisnike të cilën Republika e Kosovës e çmon tejmase.
Shkelqësia e saj, znj. Nabila Alshamsi theksoj se është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm për shëndetin e popullit të Kosovës.
Në anën tjetër, Presidentja Atifete Jahjaga ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për qëndrimin e vazhdueshëm të tyre si aleat në sfidat që na ka sjellur pandemia, ndihmën e tyre për të siguruar procesin e vaksinimit të popullatës dhe është shprehur e gatshme të ndihmoj në lehtësimin e sigurimit të vaksinave.

Të ngjashme