Emrat e katër kandidatëve për Guvernatorë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) i janë proceduar në Kryesi të Kuvendit nga komisioni për Buxhet dhe Financa, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i komisionit, Lumir Abdixhiku, prezantoi emrat e katër kandidatëve të propozuar për guvernatorë, ata janë: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci.
“Rekomandimi është që komisioni për Buxhet dhe Financa i rekomandon Kuvendit të përzgjedh një kandidat për guvernator të BQK-së me votim të fshehtë për katër kandidatët e propozuar”.
“Kandidati i përzgjedhur nga kuvendi ti dërgohet presidencës për miratim dhe emërim për pozitën e guvernatorit të BQK-së. Me të gjitha votat për kalon. E jona është të procedojmë tutje këtë propozim të panelit dhe ti rekomandojmë kryesisë dhe kuvendit për rekomandim përzgjedhjen e njërit prej katër kandidatëve”.