Mesfushori, Emre Can është pajtuar me Juventusin për një kontratë katër vjeçare.
Siç raporton ‘Sky in Italy’ ai pritet që këtë javë t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.
Përfaqësuesi i Gjermanisë, ka kontratë me Liverpoolin e cila i skadon në fund të këtij muaji për çfarë ka qenë i lirë të negociojë me klube të jashtme.
Shefi ekzekutiv i Zonjës së Vjetër, Giuseppe Marotta ka thënë në fund të muajit të kaluar: “Kam besimin se mund të prezantojmë Emre Can pas finales së Chamions League.