Enca: Do të shkojë sërish së shpejti në Dubai

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka qenë duke shijuar disa ditë të mira jo-produktive në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në vendin luksoz Dubai.

Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila duket të ketë kaluar një kohë të mirë atje.

Pak pas rikthimit, 25 vjeçarja ka bërë një postim në rrjete sociale duke treguar se do të shkojë sërish shumë shpejt.

“Do të shkojë shumë shpejt sërish në Dubai”, kanë qenë fjalët e Encës.

Krijuesja e hitit “Bow Down” siç bën të ditur Dubai i ka lënë mbresa të mëdha dhe këtë e ka potencuar disa herë.

Të ngjashme