Endrit Thaçi shprehet optimist nga Haga: Duke i numëruar ditët do të dalë babi dhe shokët e tij

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ka vizituar babain e tij në Hagë.

Ai ka publikuar një fotografi të tij nga Haga dhe është shprehur optimist se babai i tij do të dal nga burgu në Hagë.

“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dal babi dhe shokët e tij. Dielli do të lind përsëri”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Në paraburgim në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të ngjashme