Eni Koçi në vendlindjen e Gencit, bën xheloze motrën

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 23:38 | Nga Ekonomia Online

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në “Instagram”, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, kanë zbuluar se prej disa ditësh ndodhen në Plavë-Guci, ku po shijojnë disa ditë pushime.

Por mesa duket ata nuk janë vetëm, pasi këngëtarja ka publikuar sot disa foto ku shfaqet së bashku me mamanë e saj. Në postimet e Enit në “Instastory” vihet re se ato të dyja kanë parë nga afër disa objekte të vjetra.

Madje duke përfituar nga rasti që po pushon me mamanë, Eni ka vendosur qëtë bëjë paksa xheloze të motrën e saj, Gretën.  “Për inat të Gretës”, ka shkruar Eni në një foto ku ka pozuar pranë të ëmës.

Të ngjashme