Enver Dugolli reagon ndaj deklaratave të Muhaxherit për Kurtin: LDK-ja më shumë po i ngjan Listës Serbe

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar sërish pasi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me veriun.

Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i ka krahasuar me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.

“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, ka deklaruar Muhaxheri në Rubikon.

E deputeti i VV-së, Enver Dugolli, teksa e ka quajtur këtë deklarim skandaloz, ka thënë se mos distancimi i LDK-së “na dëshmon fytyrën e vërtetë e tyre”.

Sipas tij, me këso qëndrime e deklarata LDK-ja e sotshme më shumë i ngjan Listës Serbe.

Të ngjashme