Epopeja e UÇK-së – Drejtori i burgjeve viziton Rifat Jasharin

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 15:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani së bashku me stafin e tij, ishin sot për homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Ai fillimisht u prit nga baca Rifat në kullën e tij e më pas vizituan edhe varrezat ku vendosen kurora lulesh.

“Me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, së bashku me stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës ishim për homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Kënaqësi çdo herë të takohemi me bacën Rifat në kullën e Jasharajve. Nderime të përjetshme luftës së lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij”, ka shkruar Dibrani.

Të ngjashme