”Erasmus Plus” i informon studentët kosovarë për bursa

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 16:43 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mënyra se si mund të aplikohet për bursa por edhe për përfitimet e tjera nga programi Erasmus u prezantuam sot para studentëve nga ky program në Ditën Qendrore të Erasmus +.

Erasmus Plus është një platformë e cila mbështet arsimin e lartë, rininë dhe sportin. Mbështet programe dhe projekte për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë si dhe ofron bursa, raporton Ekonomia Online.

Blerina Zjaça, asistente në zyrën Erasmus në Kosovë prezantoi para studentëve dy llojet e bursave që ndahen. Ajo tha se Erasmus+ ka dy programe për studime afatshkurtër por edhe për afatgjatë.

“Mundësia unike në një vend jashtë Kosovës ne të cilin e sillni në Kosovë, shkëmbimin e kontakteve me studentët e insitucioneve të jashtme. Shkëmbimet afatshkurtëra të cilat ofrohen për studentët nga tre deri në 12 muaj varësisht nga marrëveshja mundësia është per nivelin bachelor master dhe doktoraturë ndërsa shpenzimet janë tërësisht të mbulura pra është bursë e plotë”, ka deklaruar Zjaça.

Ajo ka treguar edhe detaje të tjera për aplikim.

“Për masterin e përbashkët, quhet i përbashkët për arsye se ju aplikoni në një universiteti por nuk i mbani studimet vetëm në atë universitet por ekziston nje konzercium në katër universitete kjo bursë është bursë e plotë e cila i mbulon të gjitha shpenzimet duke u nisur nga viza e të tjera. Pas prezantimit të programit studentët pjesëmarrës ishin të interesuar edhe më tej për programin duke shtruar pyetje nga më të ndryshmet. Për të shkëmbyer përvojat e tyre,prezantimit iu bashkangjiten edhe studentët të cilët kanë përfituar nga programi Erasmus Plus’’, është shprehur asistentja në zyrën Erasmus.

Për të shkëmbyer përvojat e tyre, prezantimit iu bashkëngjiten edhe studentët të cilët kanë përfituar nga programi Erasmus Plus. Gent Berisha ishte njëri nga ta.
Ai studentët e interesuar për këtë program i këshilloi që të kenë kujdes kur të aplikojnë. Ai tha se Erasmus i ka ndihmuar shumë në ndërtimin e karrierës.

Fatjona Hoti një ndër përfitueset e bursës për studim në Norvegji tha se përveç se ka përfituar nga një sistem i ri i arsimit ajo është njoftuar edhe më afër me kultura të reja.

Të ngjashme