Erdogan- Gjermanisë: Nuk na frikësoni me kërcënime

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 09:35 | Nga

Pas arrestimit të gjashtë aktivistëve të të drejtave të njeriut, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Gjermani nuk mund të trembë Ankaranë me kërcënime.
Berlini zyrtar kishte njoftuar se po shqyrtonte të gjitha marrëveshjet e armëve me Turqinë, duke thënë se duhet të marrë parasysh të drejtat e njeriut gjatë marrjes së vendimeve për eksportin.

“Gjermania nuk ka fuqi për të shtypur Turqinë,” tha Erdogan.

Ndërkohë qeveria gjermane ka paralajmëruar qytetarët e saj se rrezikojnë arrestim “arbitrar” në Turqi.

Ministri i Financave Wolfgang Schäuble akuzoi shtetin turk se po vepronte si Gjermania Lindore Komuniste me arrestimin e njerëzve dhe mohimin e ndihmës konsullore.

“Njerëzit të cilët udhëtojnë në Turqi për arsye private apo biznes duhet te kenë jashtëzakonisht kujdes”, tha të enjten Ministria e Jashtme gjermane.

Por zoti Erdogan e përshkroi paralajmërimin si “të pabazë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme