Erdogan kërcënon Greqinë: Çfarë do të bëni nëse hapim dyert për pesë milionë refugjatë

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Greqia është bërë një bazë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Erdogan doli në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kompleksin Presidencial me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në kryeqytetin Ankara, raporton trt.

Duke theksuar se me Orbanin shkëmbyen mendime për çështje ndërkombëtare dhe rajonale, Erdogan tha se synojnë të rrisin tregtinë ndërmjet dy vendeve nga 3 miliardë në 6 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

Duke reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kreu i qeverisë turke tha “Është mosmirënjohje të thuash se ‘problemi i refugjatëve buron nga Turqia’, vendi që ka mirëpret afro pesë milionë refugjatë. Nuk e di se çfarë do të bëjë Greqia nëse hapim dyert. Mbi të gjitha, Greqia është vendi që shpon gomonet e refugjatëve në Egje dhe në Mesdhe, duke i lënë ata të braktisur në vdekje. Ne i kemi në dorë të gjitha dokumentet”.

Duke iu referuar bazës së ngritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajonin e Aleksandropolit të Greqisë, Erdogan tha se “Vetë Greqia është bërë tashmë një bazë e Amerikës”.

Ndryshe, mijëra emigrantë gjenden në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë duke shkaktuar një krizë edhe humanitare. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme