Erdogan: Po më telefonojnë të mbylli kufijtë, unë u them është vonë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia nuk do të mbyll kufijtë e saj për në BE për refugjatët sirianë.

“Më telefonojnë dhe më thonë: mbylli kufijtë. Por, unë po u them: është vonë. Perëndimi duhet ta ndajë përgjegjësinë për refugjatët. Sot do të kem takim me kryeministrin bullgar, kurse nesër me Merkelin. Në rend të ditës janë 4 ose 5 samite për Sirinë”, ka shtuar Erdogan në Ankara.

Ai madje ka thënë se miliona refugjatë do të lëvizin përmes Turqisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kujtojmë që Turqia pas rritjes së tensioneve me Sirinë ku i janë vrarë 34 ushtarë, ka njoftuar se nuk mundet më të ndalë valën e refugjatëve duke hapur kufijtë për në BE.

Për vetëm tre ditë Greqia ka regjistruar rreth 20 mijë tentime të kalimit ilegal të kufijve të saj, ku si pasojë e kësaj, ka angazhuar qindra policë dhe ushtarë për të patrulluar. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme