Erdogani miraton ligjin për dërgimin e forcave turke në Katar

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 12:00 | Nga

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot miratoi projekt-ligjin që mundëson dërgimin e trupave turke në Katar, pas së cilës ky ligj u publikua edhe në Gazetën Zyrtare.

Parlamenti i Turqisë më 7 qershor në kuadër të marrëveshjes së mëparshme mes Turqisë dhe Katarit ka miratuar projekt-ligjin i cili lejon dërgimin e forcave turke në Katar.

Përndryshe, marrëveshja mes dy vendeve për dërgimin e trupave turke në territorin e Katarit është nënshkruar më 28 prill 2016.

Qëllimi i ligjit të miratuar është kontributi në modernizimin e strukturës ushtarake të Katarit në kuadër të së drejtës ndërkombëtare si dhe intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e trajnimit ushtarak dhe arsimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu, ligji parashikon zhvillimin e mëtejshëm të forcave të armatosura të Katarit nëpërmjet stërvitjeve, trajnimit dhe arsimimit të përbashkët si dhe rritjes të ndërveprimit dhe koordinimit midis dy vendeve në mënyrë që të kontribuojë për paqen në rajon dhe botë.

Më tej theksohet se objektivi kryesor i trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta është për t’i zhvilluar aftësitë mbrojtëse të Katarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme