Erdogani paralajmëron: Ajo që bëri faraoni Netanyahu s’do të mbetet pa u ndëshkuar

Prishtinë | 02 Jan 2026 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojnë sërish një bisedë telefonike të hënën e ardhshme.

“Të hënën do të kemi një diskutim tjetër me presidentin amerikan Donald Trump”, ka deklaruar Erdogan pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll.

Duke iu referuar mbështetjes së madhe publike për Palestinën në Ditën e Vitit të Ri, Erdogan ka thënë se tubimi masiv në Urën Galata në Stamboll shënoi “një moment historik”, duke theksuar se kjo dëshmoi se “Palestina nuk është vetëm”.

“Ajo që ka bërë ky Faraon i quajtur Benjamin Netanyahu nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, sepse ai ka marrë mallkime të panumërta nga njerëz të shtypur, nga të rinjtë deri te të moshuarit”, ka deklaruar presidenti turk.

Erdogan ka dënuar gjithashtu veprimet e Izraelit në Gaza dhe përkeqësimin e situatës humanitare atje.

“Vuajtjet e fëmijëve në Gaza, që jetojnë në tenda të improvizuara mes erës dhe shiut, nuk do të mbeten pa përgjigje dhe Netanyahu nuk do t’i shmanget llogaridhënies”, ka thënë Erdogan.

Të ngjashme