Kryetari i Turqisë Recepp Tayyip Erdogan ka deklaruar se ndjehet mirë pasi që për një të shkurtër iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë faljes së Bajramit në një xhami të Stambollit, transmeton Koha.net.
“Pata problem me qarkullim të gjakut si pasojë e diabetit”, iu tha Erdogan gazetarëve para Xhamisë. Faleminderit Zotit, tash jam mirë” shtoi ai .
Gazeta turke Hürriyet ka njoftuar për këtë telash shëndetësor të kryetarit të Turqisë.
“Truprojat vrapuan te presidenti e pastaj erdhën edhe mjekët”, njofton gazeta dhe shtoi se Erdogan pastaj u dërgua në një pjesë tjetër të xhamisë.
Disa medie turke njoftuan se Erdoganit i kishte rënë të fikët.