Ekonomia Online
FUNDIT

Erëza Suka drejt shkëlqimit në ‘The Voice of Germany’, sonte mund të prek gjysmëfinalen

Erëza Suka drejt shkëlqimit në ‘The Voice of Germany’, sonte mund të prek gjysmëfinalen

Erëza Suka, vajza e ish-futbollistit të Ballkanit dhe Shkëndijës së Tetovës, Bekim Suka, po vazhdon të shkëlqejë në skenën muzikore gjermane. E lindur dhe rritur në Perëndim, por me origjinë nga qyteti i Suharekës, Erëza së fundmi ka spikatur në spektaklin prestigjioz të talenteve, “The Voice of Germany”. Me performancën e saj që u vlerësua […]

Erëza Suka, vajza e ish-futbollistit të Ballkanit dhe Shkëndijës së Tetovës, Bekim Suka, po vazhdon të shkëlqejë në skenën muzikore gjermane.

E lindur dhe rritur në Perëndim, por me origjinë nga qyteti i Suharekës, Erëza së fundmi ka spikatur në spektaklin prestigjioz të talenteve, “The Voice of Germany”.

Me performancën e saj që u vlerësua nga juria dhe publiku, ajo ka arritur të sigurojë një vend vendimtar, dhe nëse triumfon edhe në garën e sotme, Erëza do të futet në gjysmëfinale.

Atje e presin 16 kandidatët e fundit, mes tyre tetë këngëtarë që tashmë janë të njohur dhe me karrierë të konsoliduar.

Të ngjashme