Ermal Mamaqi quhet i pashkollë nga ish-kolegët

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 21:34 | Nga

Ish-aktori spektaklit të humorit “Portokalli”, Marsel Rupi, e ka quajtur të pashkollë e injorant autorin e emisionit “Xing Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqin.

Shkas për akuzat ndër-kolegiale u bë një shkrim i gjatë për Ermal Mamaqin dhe mënyrën se si ai u rrit ai artistikisht e profesionalisht deri këtu ku ne e shohim sot, i publikuar në portalin “City News”.

Në shkrimin me autor Alban Dacin, Mamaqi përshkruhet si një njeri pa shkollë, të cilit në adoleshencë bashkëmoshatarët që studionin jashtë i qanin hallin se si do ia dilte në të ardhmen. Ky artikull shënon ndër të tjera se dikur Mamaqi sillej nëpër televizione dhe me “zvarritje e humor pa lidhje është bërë sot faktor në media”.

Sigurisht që ky është një opinion personal i autorit të shkrimit. Por ajo që bëri më shumë përshtypje, është se të njëjtin mendim duket se ndan edhe një tjetër aktor.

Ish-protagonisti i spektaklit të humorit “Portokalli”, Marsel Rupi, ka shpërndarë këtë artikull në llogarinë e tij të Facebook, teksa ka shfaqur hapur mosvlerësimin për kolegun Mamaqi duke shënuar: “I ke rënë pikës… na munde moj pseudodemokraci. Injoranca na u ul këmbëkryq”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme