Escobar dhe Lajçak nesër takohen me krerët e opozitës

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 20:00 do t’i pres në zyrë të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Por, Escobar dhe Lajçak para se të nisen drejt Serbisë, do të takojnë edhe liderët e partive opozitare.

Takimi do të zhvillohet të martën, ku kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë së bashku me nënkryetarin, Ardian Gjini.

“Po takimi me opozitën do të jetë nesër. Kryetari Ramush Haradinaj së bashku me nënkryetarin Ardian Gjini do të jenë në atë takim”, tha ky burim

Kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovës vjen pas tensioneve në veri që u shkaktuan pas hyrjes së kryetarëve të rinj nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Nga BE-ja kanë konfirmuar se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë sot në Prishtinë, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Përveç kësaj, BE i ka kërkuar Kosovës që sa më shpejt të nis hapat urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dy ditët e fundit si Kryeministri i vendit, Albin Kurti, poashtu edhe presidentja Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja në komunat veriore.

Të ngjashme