Escobar: E trishtueshme kjo që po ndodh në PD

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar për median greke Tovvima zhvillimet politike që po ndodhin në PD, duke thënë se është e trishtë ajo që po ndodh.

Sipas Escobar, PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Berishës), në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që i ndodhi PD në këtë moment. Shpresoj që anëtarët e PD dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, tha ai duke dalë kështu kundër Sali Berishës, pas shpalljes së tij non-grata nga SHBA.

Të ngjashme