Është lënduar një punëtor i ndërmarrjes publike “Komunalec”

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 12:33 | Nga

Dje rreth orës 09:00 është lajmëruar në polici se në deponinë “Meglenci” në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Manastir, R.P.(60) nga fshati Llopaticë, i punësuar si makinist, duke kryer detyrat e punës është lënduar rëndë, transmeton Almakos.

Sipas paraqitjes në polici, derisa R.P. ka tentuar që të hip në kapinën e makinës së punës për ta ndaluar, në atë moment ajo ka qenë duke lëvizur mbrapa, ku iu është penguar këmba e mbajtë dhe e ka qitur jashtë makinës.

Nga ana e një të punësuari tjetër R.P. është nxjerr larg prej makinës. Ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu janë konstatuar lëndime të rënda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme