“Ethet e mbrëmjes së të premtes” kaluan!

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 16:16 | Nga Lulzim Peci

Mbreme, ne ora 24.00, cdo gje u be e qarte per sa i perket koalicioneve dhe partive qe do te garojne ne keto zgjedhje.

Sot e kemi nje dite te qete, tamam si nje heshtje parazgjedhore. Tani mbesim te shohim “menyte” zgjedhore te partive politike qe do ju servohen qytetareve te vendit.

Mirepo, per te pasur nje debat te mirefillt dhe gare kualitative zgjedhore, partite politike duhet te jepin pergjigje te qarta dhe realiste se paku ne keto ceshtje:

  • Dialogu me Serbine, duke perfshire ketu tarifen 100% dhe akomodimin politik dhe shoqeror te qytetareve te komunitetit serb ne Kosove.
  • Agjenden e reformave evropiane, me theks te vecante ne luftimin e korrupcionit krimit te organizuar, ne te cilen kemi ngecje te madhe.
  • Gjendjen alarmante ne arsim dhe shendetesi.
  • Borxhin publik qe eshte duke shenuar nje rritje te shpejte.
  • Zhvillimin ekonomik dhe punesimin.
  • Reformen e administrates publike.
  • Fuqizimin e Kuvendit te Kosoves, i cili eshte shtylla me e dobet e qeverisjes ne vend.
  • Sigurine nacionale, duke perfshire radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshem, si dhe tendencat e religjiozitetit politik.

Por, aman mos na folni per lufte kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar, nese do te keni ne listat e juaja zgjedhore individe qe kane probleme me ligjin, apo qe preardhjen e pasurise e kane te dyshimte.

Të ngjashme