EULEX do të transferojë edhe 600 raste të krimeve të luftës tek vendorët

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 12:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drita Hajdari, shefe e departamentit për krime të luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës tha se kanë në punë mbi 300 raste që kanë të bëjnë me krime të luftës ndërsa ka vetëm dy prokurorë.

Ajo më tutje shtoi se në Prokurorisë Speciale së shpejti do të transferohen edhe 600 raste që kanë të bëjnë me krime të luftës nga misioni i EULEX-it, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ajo i bëri në konferencën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka publikuar raportin e monitorimit të gjykimeve të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2017.

“Sipas informatave në EULEX janë rreh 900 raste të krimeve të luftës dhe shkeljeve te tjera. Një numër i këtyre rasteve është transferuar te prokuroria vendor ndërsa numri më i madh i rasteve pritet të transferohet pra së shpejti pritet që 600 rate të transferohen”.

“Një numër i rasteve që i kemi në punë ka shumë raste në të të cilat kryesit janë të panjohur e ka raste që kryesit janë të njohur e ka raste në të cilat hetimi është në fazën e avancuar. Në Prokurorinë Special e punojnë 2 prokuror për krime lufte”.

Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme tha se numri i madh i lëndëve mbetet sfidë e gjyqësorit Ai më tutje u zotua se do të marrin seriozisht rekomandimet e fondit.

“Ne jemi duke bërë përpjekje për këtë sfidë që na pret të ardhmen. Sistemi gjyqësor i Kosovës është duke u përball me disa sfida për shkak të numrit të madh të lëndëve. Ka nevojë në kuptimin e riorganizimit”.

“Mendoj se duhet një riorganizim pak më ndryshme në kuptimin e caktimit të gjyqtarëve sa i përket trajtimit të çështjeve të krimeve të luftës”.

Të ngjashme