EULEX do të vazhdojë tё mbështesë sektorin e drejtësisë

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 12:56 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim Ushtruesin e Detyrës sё shefit të EULEX-it, Bernd Thran.

Gjatë takimit Ministrja Hoxha falënderoi misionin e EULEX-it për ndihmën dhe mbështetjen e deritashme dhe siguroi Thran se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe mё tutje, nё veçanti nё sektorin e sundimit tё ligjit, me theks tё veçantë nё zbatimin e ligjeve.

Ministrja Hoxha po ashtu shprehu përkushtimin e saj që gjatë punës sё saj do tё fokusohet nё implementim mё efektiv tё legjislacionit nё fuqi, si dhe tё punohet nё tё gjithë sektorët e drejtësisë nё bazë tё parimit tё transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Thran shprehu gatishmërinë e misionit tё EULEX-it pёr bashkëpunim sa mё tё ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu, Thran siguroi ministren Hoxha se EULEX do tё vazhdojë tё mbështesë sektorin e drejtësisë nё Kosovë dhe do tё punohet sё bashku me qëllim tё fuqizimit tё këtij sektori tё rëndësishëm pёr tё ardhmen e vendit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme