Eurodeputeti austriak e ‘gozhdon’ Lajcakun me pyetje për Kosovën

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl i ka replikuar Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në rrjetin social Twitter se kur do të shënojë rezultate konkrete nga angazhimi i tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Mandl e ka pyetur Lajçakun se çfarë ka arritur sa i përket njohjes së Kosovës nga 5 shtetet e BE-së dhe nga Serbia.

“Në rregull. Kur do të tregojë rezultate përpjekja jote? Çfarë ke arritur deri tani sa i përket njohjes nga pesë shtete anëtare dhe nga Serbia në mënyrë që të vendoset normalizim në kontakt dhe ndërveprim? Njerëzit e Evropës meritojnë rezultate”, ka shkruar Mandl.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme