Evitohet një aksident i rëndë, kamionit shqiptar i lirohet rimorkioja në autostradë në Zvicër

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 13:44 | Nga

Mëngjesin e së martës, më 26 qershor 2018, pak para orës 07.15, vozitësi i një autotransportuesi shqiptar të veturave me rimorkio, ka qenë duke udhëtuar në autostradën zvicerane A2, në drejtim të jugut.

Për shkaqe ende të panjohura, rimorkioja e autotransportuesit të veturave është liruar në zonën Riedbrucke dhe më pas është ndalur në rrugë. Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar lëndime, përcjell albinfo.ch. Dëmet e shkaktuara arrijnë shumën prej rreth 10.000 franga.

Autostrada A2 është dashur të bllokohet përkohësisht, në drejtim të jugut.

Me këtë rast janë mobilizuar Departamenti i dëmtimit të Gotthardit, Zyra kombëtare e qarkullimit nëpër rrugë, një shërbim tërheqës privat dhe policia e Kantonit Uri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme