Fabrika e Kërpudhave punëson dy persona me Sindromin Down

Mitrovicë | 27 Mar 2017 | 12:58 | Nga

Me iniciativën e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Fabrika për prodhimin e kërpudhave në Gushafc të Mitrovicës, ”Hirano Mushroom”, ka punësuar dy persona me Sindromën Down.

Bahtiri dhe drejtuesi i fabrikës së kërpudhave, Valdrin Lluka, kanë pritur në ambientet e fabrikës anëtarët dhe udhëheqësit e Organizatës “Syndrome Down”, të Mitrovicës.

I pari i Mitrovicës se këta persona meritojnë një kujdes shumë më të madh të shoqërisë dhe institucioneve dhe se është shumë njerëzore që me ta të ketë një komunikim më të shpeshtë, që të identifikohen problemet dhe nevojat e tyre dhe të bëhen përpjekje maksimale për t’iu dalë në ndihmë, sepse ata këtë e meritojnë.

“Ndërsa sot, po e bëjmë një hap shumë të rëndësishëm, po i punësojmë në këtë fabrikë dy persona dhe besoj se atyre sadopak po ua lehtësojmë jetën. Me këtë edhe por ju bëjmë me dije këtyre personave që të mos ndjehen të diskriminuar, sepse do ët vazhdojmë të gjejmë mundësi për punimin edhe të peronave të tjerë”, tha kryetari Bahtiri.

Drejtori i fabrikës Valdrin Lluka, u shpreh të jetë i kënaqur që po ka mundësi që të ju dalë në ndihmë personave të prekur nga Sindroma Down.

“Jam i bindur se edhe punëtorët tjerë janë të gëzuar dhe do të kenë kujdesin maksimal ndaj tyre, duke ju ndihmuar dhe duke i trajtuar siç është më së miri. Ju premtoj se do të ju mbështesim edhe në riaktivizimin e shkollës ku do të mësoni ju“, ju tha anëtarëve të kësaj organizate, drejtori Lluka.

Të ngjashme