Facebook dhe Twitter të detyruara ligjërisht të mbrojnë përdoruesit e tyre

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrjet e medieve sociale, duke përfshirë Facebook dhe Twitter, do të obligohen ligjërisht për të mbrojtur përdoruesit e tyre sipas planeve të qeverisë britanisë.

Propozimi i shumëpritur i qeverisë, i cili gjithashtu do të detyrojë që bosët e kompanive të jenë personalisht përgjegjës për përmbajtjen e dëmshme në platformën e tyre, do të sigurojë që firmat e internetit të përmbushin përgjegjësitë e tyre, transmeton lajmi.net.

“Epoka e vetë-rregullimit për kompanitë online ka përfunduar,” tha sekretari i kulturës Jeremy Wright.

“Veprimet vullnetare nga industria për të trajtuar dëmtimet në internet nuk janë aplikuar në mënyrë të vazhdueshme”, sipas Wright.

Masat vijnë mes shqetësimeve rreth rritjes së përmbajtjes së dhunshme, dezinformimit dhe materialeve të papërshtatshme online. 

Të ngjashme