Facebook rrezikon një gjobë deri në 5 miliardë dollarë nga ana e komisionit federal tregtar.
Agjencia qeveritare amerikane heton mbi shkeljen e mundshme të një marrëveshjeje të 2011 që garantonte privatësinë e përdoruesve, pas skandalit të Cambridge Analytica, që ka patur akses në 87 milionë përdorues pa dijeninë e tyre.
Për këtë fakt, kompania ka listuar si humbje në bilanc 3 milionë dollarë, në pritje të përfundimeve të hetimit.
Shuma, ka pasoja negative në rezultatet e semestrit të parë, pavarësisht se fitimet janë rritur në plan vjetor me 26 për qind, në 15.08 miliardë dollarë, duke kapërcyer parashikimet e analistëve.
Rritja e fitimeve është ndihmuar edhe nga ngritja e Instagramit dhe e shpenzimeve publicitare të kompanive. Por, fitimi neto ka shënuar një farë rënieje. Kjo kryesisht për shkak të përgatitjeve për sanksionin e mundshëm, që sidoqoftë nuk duket se i tremb investitorët: Në bursë, aksionet e Facebook kanë rezultuar me rritje.
Ajo që ndihmon platformën, është ecuria e mirë, pavarësisht skandaleve të kohëve të fundit. Facebook nuk resht së tërhequri përdorues të rinj dhe mbetet një platformë tërheqëse edhe për aksionistët dhe investitorët.Top Channel