Facebooku ka prezantuar një valutë të re digjitale të quajtur “Libra”, që u mundëson miliarda përdoruesve të bëjnë transaksione financiare nëpër botë, në një lëvizje që mundet potencialisht të shkundë sistemin botëror të bankave.
“Libra” sipas kompanisë është lidhje mes njerëzve që s’kanë qasje nëpër platformat tradicionale bankare. Me rreth 2.4 miliardë përdorues të Facebookut, “Libra” mund të jetë ndryshues i sistemit financiar botëror.
“Libra” do të jetë një aplikacion i ndarë në fillim të vitit 2020, ka njoftuar themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg. Aplikacioni do t’u mundësojë përdoruesve të dërgojnë para te njëri tjetri dhe të paguajnë për shërbime apo të blejnë gjësende duke e përdorur valutën digjitale të Facebookut.
Sipas zyrtarëve të Facebookut, sistemi i “Libras” do të ndihmojë miliona përdorues pa llogari bankare, por me qasje në telefona të hyjnë në botën e bankave.
Në “Libra” , pos Facebookut të përfshira janë edhe 27 organizata të tjera të njohura, përfshirë Mastercardin, Paypalin, Coinbasen e eBay.