Fadil Nura pranon ftesë për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në ShBA

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka pranuar ftesë zyrtare nga Kongresi Amerikan, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, që organizohen më 1 shkurt të këtij viti në ShBA.

“Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pranuar ftesën zyrtare nga Kongresi Amerikan, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, që organizohen më 1 shkurt të këtij viti, në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara. Kryetari Nura ka thënë se është i nderuar që do të marrë pjesë në këtë shënim të përvitshëm, në mesin e 140 liderëve dhe burrështetasve nga mbarë bota, në Lutjet e Mëngjesit” thuhet në njoftimin e komunës.

Të ngjashme