Fakulteti i Edukimit për të tretin vit me radhë organizon Konferencën Ndërkombëtare për kërkimet arsimore, prezantohen 70 punime

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 11:11 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fakulteti i Edukimit ka mbajtur Konferencën Ndërkombëtare për kërkimet arsimore 2023, raporton Ekonomia Online. Në këtë konferencë në të cilën kanë marr pjesë studentë, profesionistë, ekspertë dhe organizata të ndryshme u trajtua tema “Zhvillimi i kërkimit dhe praktikës për arsimin në një sistem arsimor të orientuare bazuar në kompetencë”.

Blerta Perolli-Shehu, prodekane për Çështje Mësimore e Studimet Master, tha se ky është viti i tretë që po organizohet kjo konferencë, që ka për qëllim të avancojë diskutime për kërkime në arsim te mësuesit, shkollat dhe fëmijët.

Ajo bëri të ditur se do të prezantohen 70 punime, do të mbahet një simpozium dhe një tryezë diskutimi.

“Tema e të cilës është Zhvillimi i kërkimit dhe praktikës për arsimin në një sistem arsimor të orientuare bazuar në kompetenca. Organizuar çdo vit në muajin qershor, konferenca ka për qëllim të avancoj diskutime për kërkime në arsim tek mësuesi, shkolla dhe fëmijët”.

“Kjo konferencë mbledh së bashku studiues e profesionistë vendor e ndërkombëtar për të ndarë përvojat e tyre. KICER na ofron një mundësi unike që të ndajmë studimet akademike. Konferencë ka 4 folës kyç, mbi 70 prezantime, një simpozium dhe një tryezë diskutimi”.

Rita Gola, këshilltare e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, tha se MAShTI gjithmonë përkrah iniciativa të tilla të Universiteteve në mënyrë që të avancohet niveli  i punës akademike e shkencore.

“MAShTI gjithmonë përkrah iniciativa të tilla të Universiteteve në mënyrë që të avancohet niveli  i punës akademikë shkencore e Universiteteve. Kjo duke e ditur që arsimi i lartë është një promotor i zhvillimet sociale dhe ekonomik i shoqërisë dhe vendit në përgjithësi”.

“Kjo konferencë trajton tema të rëndësishme të zhvillimit parauniverzitarë. Uroj që kjo konferencë të shkojë mbarë dhe të jetë frytdhënëse për shoqërinë në përgjithësi”, tha ajo.

Dekani i Fakulteti të Edukimit, Blerim Saqipi, tha se kjo konferencë është shumë e rëndësishme.

“Pa hulumtime të bazuara në përvoja, pa të dhëna të bazuara ne përvoja të nxënësve dhe mësimdhënësve, vështirë që ky qëllim i yni i përbashkët për përmisimin e cilësisë së mësimnxënjes do të jete i realizueshëm. Kjo ka qenë edhe ideja kryesore e kësaj konference”, tha ai.

Prorektori Sefer Avdijaj, tha se kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për Universitetin dhe arsimin në Kosovë.

“Kjo ngjarje është një dëshmi e përkushtimit tonë që shënon një moment të rëndësishëm për Universitetin dhe arsimin në Kosovë. Këtu janë mbledhur studiues dhe politikëbërës nga Kosova dhe vendet tjera që ndajnë përvojat e tyre”, tha ai.

Të ngjashme