Fakulteti i Mjekësisë nderon Astrit Deharin

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 11:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me intonimin e himnit kombëtar filloi mbledhja komemorative për nder të Astrit Deharit, e organizuar nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Suzana Manxhuka – Kërliu, dekane Fakultetit të Mjekësisë tha se lajmi për vdekjen e Astrit ishte i frikshëm.

Ajo tha se ata që e njohin për së afërmi Astritin, e njohin si njeri të dashur dhe student të dalluar, ndërkaq për ata që nuk e njohin tha se duhet t’ia respektojnë të tjerëve dhimbjen për humbjen e tij.

“Ai shkoi para përfundimit të studimeve… Kishte pasion shëndetin e popullatës, por nuk arriti ta jetësojë ëndrrën e tij… Vdekja e kobshme e ndaloi ta realizoj ëndrrën e tij…”, tha ajo.

Manxhuka-Kërliu tha se jo vetëm familja, por edhe Fakulteti i Mjekësisë e shoqëria humbën një student të dalluar dhe një njeri të mrekullueshëm, të pasionuar ndaj humanizmit.

Ajo tha se Astriti do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të Fakultetit të Mjekësisë.

Në këtë mbledhje komemorative folën edhe përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, shoku i ngushtë i Astritit dhe babai i tij, Avni Dehari.

mbledhja

Të ngjashme