Falsifikuan para, arrestohen nga policia

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 13:52 | Nga

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike  dhe Antikorrupsoin-Gjilan, ka pranuar informatën nga një bankë komerciale në Gjilan, se: në tri raste, në kohë të ndryshme, janë depozituar kartëmonedha 50€.

 Pas ekzaminimit të kartëmonedhave, të gjitha kanë rezultuar të jenë të falsifikuara. Gjatë hetimeve intensive policore, janë siguruar dëshmi se: një person i dyshuar ka vënë në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara përmes ATM (bankomatit), pastaj ka shkuar në ATM-në tjetër të së njëjtës bankë dhe ka tërhequr shumen e njëjtë të parave duke bërë ,,ndërrimin” e parave të falsifikuara me ato origjinale.

 Policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe i njëjti  është arrestuar. Policia përmes hetimeve ka zbuluar se personi në fjalë nuk ka vepruar i vetëm. Pos tij, ka arritur të identifikojë edhe një person tjetër te dyshuar të cilin po ashtu e ka arrestuar.

 Me urdhër të Gjykatës Themelore Gjilan, policia kontrollon dy lokacione. Në lokacionin e parë (në vend-banimin e personit që ka deponuar para të falsifikuara) nuk gjen asgjë, kurse në lokacionin e dytë, që i takon personit të dytë të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar përkohësisht, shumën  e parave në vlerë prej 14.900 € (katërmbëdhjetëmijë e nëntëqind euro), që dyshohet se janë fituar me konsumim të Veprës Penale, Neni 302 i KP-se ,,Falsifikim i parasë“.

 Personat e arrestuar si të dyshuar janë: J.Q, i lindur me 1994 dhe B.D, i lindur me 1986.

 Në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH – Gjilan, të dyshuarit janë  ndalur në ndalim policor prej 48 orësh, për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme