Rrethojat e shkollës thuhet se u bënë shkak i vdekjes së një 19 vjeçari. Besim Krabaj, nga paniku kur kishte parë policinë te jetë futur në oborrin e Lekë Dukagjini, në kërkim të lëndëve të lehta të narkotikëve, tentoi t’i kalojë pengesat.
Në përpjekje për ta bërë këtë, ai u rrëzua me shpinë, dhe për pasojë, mbeti i palëvizshëm. Familja e të riut po pretendon se djali i tyre u keqtrajtua nga policia, edhe pse ishte i lënduar. Krabaj vdiq më 8 korrik.
Zyrtarët e spitalit ku ishte dërguar Krabaj tregojnë cila ishte gjendja e tij në pranim. Nga Prizreni, 19 vjeçari ishte dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës. Aty u operua, por më pas, siç thonë familjarët, i filluan gjakderdhjet në mushkëri.
Disa dëshmitarë të ngjarjes që kishte ndodhur më 13 qershor në shkollën Lekë Dukagjini thonë pretendojnë po ashtu se policia ushtroi dhunë.
Nëna e tashmë të ndjerit, i cili ka qenë dashur të fejohet më 23 korrik, tha se nuk e ka gjetur dosjen e djalit të tij në polici.
Policia mohon fshehjen e rastit, por edhe ushtrimin e dhunës. Në këtë situatë, babai i 19 vjeçarit po kërkon drejtësi.
Rasti është dërguar edhe në inspektoratin policor, gjë që e konfirmoi zëdhënësi i këtij mekanizmi, Arbër Beka, i cili me telefon tha se hetimet për këtë do të vazhdojnë.
https://youtu.be/XZslH7bD02Y