Faruk Mujka e punëson nusen e djalit dhe 6 anëtarë të VV-së në Teatrin e Mitrovicës

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, dhe kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është kujdesur “të rehatojë” anëtarë të partisë dhe famijarë të tij në një institucion të rëndësishëm kulturor, shkruan “Jepi zë”.

Nga pozita me kontrata mbi vepër, ata janë rehatuar në pozita të përhershme në Teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena”.

Portali ka siguruar listën e të pranuarve në këtë konkurs, ku rezulton se u punësua edhe e reja e nënkryetarit Faruk Mujka, Elda Ahmeti-Mujka.

Sipas dokumentit të publikuar, gruaja e djalit të nënkryetarit Mujka është punësuar si kostumografe në Teatrin e Mitrovicës.

E lista vazhdon me shofer, fotograf e të punësuar të tjerë. “Jepi zë” shkruan se ka të dhëna se ata janë anëtarë ose simpatizantë të Vetëvendosjes dhe dëshmitë do të publikohen në ditët në vazhdim.

Të ngjashme