Performanca e një lojtari në moshën 17-vjeçare, zakonisht shihet si sinjal për karrierën që e pret. Por, për Valmir Berishën është e kundërta. Në moshën 17-vjeçare ai shënoi kulmin, më pas gjithçka shkoi keq për të.
Në vitin 2013, ai kishte udhëhequr Suedinë drejt vendit të tretë në botërorin e grupmoshës U17. Vetë ishte shpallur golashënuesi më i mirë i turneut me shtatë gola. Pak muaj pas kësaj firmosi kontratë me skuadrën e madhe italiane Roma, shkruan sot Koha Ditore.
Por me kaq përfundoi fama e tij. Vitet në vijim e çuan sa në një skuadër sa në tjetrën, pa arritur askund të lërë gjurmë. Dhe, të mërkurën ka përfunduar në Bosnjë-Hercegovinë, në ligën e dytë te Velezhi i Mostarit.
Berisha me ekipin boshnjak ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2020, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.