Faton Berisha pret që Këshilli Drejtues i UP-së mos të ndikohet nga jashtë

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëri nga tre kandidatët për rektor të UP-së, Faton Berisha, ka folur për medie, pas intervistimit nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Berisha ka thënë se procesi i intervistimit ka shkuar në rregull dhe tash mbetet që të vendosët nga këshilli, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se shpreson që Këshilli Drejtues nuk do të ndikohet nga jashtë.

Berisha i cili ka qenë prorektor për kërkime shkencore në UP, ka thënë se me punën që ka bërë ka treguar  që mund të drejtojë Universitetin e Prishtinës.

“Kam shpresë që Këshilli nuk do të jetë i ndikuar nga jashtë apo politika. Si pjesë e menaxhmentit që kamë qenë si prorektor për kërkime shkencore dhe në progresin që ka bërë Universiteti i Prishtinës,  në ranglistat ndërkombëtare, kam treguar që mund ta qojë Universitetin e Prishtinës përpara”, është shprehur ai.

Të ngjashme