Faton Feka i Vetëvendosjes aderon në AAK

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot kësaj partie i është bashkuar sekretari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faton Feka.

AAK përmes këtij njoftimi ka thënë se aderimet e shumta në këtë parti tregojnë se AAK është dera e vizionit për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Postimi i plotë i AAK-së:

Sekretari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit asamblistë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faton Feka, sot iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për ta vazhduar rrugëtimin e tij politik.

Aderimet e shumta po tregojnë që Aleanca është dera e vizionit për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

z.Feka i urojmë rrugëtim të mbarë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme